Perse po rriten cmimet e apartamenteve?
Perse po rriten cmimet e apartamenteve?
Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë por Sa prej nesh që kemi blerë shtëpi së fundmi apo po kërkojmë një të tillë kemi thënë me vete: Pse nuk u kujtova para 10 vitesh kur ishin të paktën 30% ose 40% më lirë?
Pse çmimet e apartamenteve rriten kaq shumë në Tiranë, kur të ardhurat nuk e pasqyrojnë të njëjtën rritje?
Çfarë ka ndryshuar dhe si ndikojnë këto në rritjen e çmimeve?
Rritja e cilësisë së ndërtimit
Ne thelb kërkesa për ndërtime cilësore është rritur, dhe bashkë me të edhe cilësia e përgjithshme e ndërtimit. Tashmë në Tiranë termoizolimi është bërë standard, dhe një pjesë e mirë e ndërtuesve përdorin materiale e teknologji ndërtimi gjithnjë e më të mira.
Sot familjet kërkojnë më shumë komoditet në shtëpi dhe sektori po i përgjigjet këtyre kërkesave. Ndryshimi i cilësisë së ndërtimit dallohet që në fasadat e pallateve të sotshme deri tek dyert e parketet.
Rritja e kostove të ndërtimit
Qeveria qendrore dhe lokale sot është bërë rregullator më i rreptë e aktiviteteve ndërtuese duke përcaktuar rregulla më të forta si psh menaxhimi i mbetjeve të gërmimit, menaxhimin më të mirë të kantiereve etj. Ndërkohë që këto masa përgjithësisht sjellin dobi të përgjithshme, ato rrisin ndjeshëm kostot e ndërtimit.
Rënia e Euros në raport me Lekun
Ky është edhe një nga faktorët më të rëndësishëm. Ndër vite, ndërtuesit kanë preferuar të përdorin Euron si monedhë bazë për shitjet duke e gjykuar si një monedhë më të qëndrueshme megjithëse faktorët e prodhimit i kanë të gjithë në Lekë. Në 18 muajt e fundit kjo monedhë është zhvlerësuar me rreth 9% dhe në kushtet kur faktorët e prodhimit janë në lekë, kjo i ka ulur automatikisht arkëtimet e ndërtuesve me 9% vetëm prej kursit.
Taksat
Prej vitit 2017 taksa e ndërtimit në Tiranë është 8% e çmimit referencë të shitjes në bazë të zonës. Ndërkohë që taksa e aplikimit për lejen e ndërtimit është 1% dhe duke filluar nga 2019. Aplikohet taksa e banesave sociale e cila është 3% e sipërfaqes së ndërtimit.Megjithëse këto taksa përkthehen në investime publike e përmirësime të qytetit, ato rëndojnë drejtpërdrejtë ndjeshëm në xhepat e blerësve të apartamenteve.
A do të vazhdojnë të rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë? Me shumë gjasa po, do të shkojë në çmimet e rajonit si të Shkupit, Budvës, Beogradit etj. Si kudo nëpër botë, jetesa në kryeqytet do të jetë një privilegj relativisht i shtrenjtë.
Burimi:https://www.progeen.com/lajme/pse-jane-rritur-cmimet-e-apartamenteve-ne-tirane