Kthimi i investimit nga qiraja afatshkurtër në zonat bregdetare

qiraja afatshkurtër në Durrës

Në vitet e fundit, qiraja afatshkurtër në Durrës është kthyer në një mundësi të artë për investitorët që kërkojnë të fitojnë nga prona bregdetare. Falë popullaritetit të platformave si Airbnb, turistët e huaj dhe vendas po kërkojnë gjithnjë e më shumë apartamente te pershtatshme për qëndrime disa ditore apo javore.

Pse Durrësi?

Durrësi, si një nga qytetet bregdetare më të vizituara në Shqipëri, ofron:

  • Sezon të gjatë turistik (Maj – Tetor)

  • Plazhe të kërkuara, veçanërisht në zonën e Vollgës dhe Shkëmbit të Kavajës

  • Qasje të shpejtë nga Tirana dhe Aeroporti

Për më tepër, krahasuar me zonat më të brendshme të qytetit, pronat pranë detit kanë kërkesë më të lartë dhe çmime më të larta qiraje për natë.

Sa mund të fitoni?

Një apartament 1+1 me pamje nga deti mund të gjenerojë deri në €3,000–€5,000 në sezon, në varësi të:

  • vendndodhjes,

  • arredimit,

  • menaxhimit të mirë të prenotimeve.

Platforma si Airbnb, Booking.com apo edhe bashkëpunimi me agjenci si Fast Agency, ndihmojnë pronarët të maksimizojnë fitimin me më pak angazhim personal.

Këshillë nga Fast Agency

Nëse po mendoni të investoni, ne ju ndihmojmë të zgjidhni pronën më të përshtatshme për qira afatshkurtër, duke analizuar:

  • pozicionin,

  • potencialin për fitim,

  • dhe kërkesën turistike.

Në përfundim

Qiraja afatshkurtër në Durrës është një strategji shumë fitimprurëse për investitorët që duan kthim të shpejtë dhe fleksibilitet. Me ndihmën e Fast Agency, ju mund të gjeni pronën ideale dhe të filloni të fitoni që sezonin e parë!