Te investosh ne pasuri te paluajtshme ne kohe pandemie? A je i cmendur?

Te investosh ne pasuri te paluajtshme ne kohe pandemie? A je i cmendur?

Eshte nje pyetje me vend. Pse dikush do donte te investonte ne nje treg te paqendrueshem ne mes te nje pasigurie ekonomike?
Por veshtiresite krijojne mundesi.  Te pelqen ose jo, kjo eshte situata jone aktuale. Duke pare tregun fillon e pyet ‘Cfare mundesish mund te gjej?’ ne kontribuojme ne permiresim.

Kur ne investojme ne perfshihemi ne permiresimin e situates. Ndryshimet ekonomike jane nje pjese e keqe e pashmangshme e jetes por gjithmone kane nje ane pozitive. Dhe vecanerisht per investitoret e rinj, ndryshime te tilla mund tu hapin dyert.

Fatkeqesisht, ne kohera te pasigurta, shume njerez dorezohen ne investime. I mbajne parate derisa te jete shume vone.
Te jemi te qarte, nuk po flasim per njerez qe nuk kane kapital per te investuar. Nese dikush eshte financiarisht i paqendrueshem, nese ka shume borxhe ose kredi atehere ata sigurisht duhet t’i perkushtohen larjes se tyre dhe te behen financiarisht te qendrueshem.

Po flasim per persona qe kane mundesi investimi ama nga pasiguaria e situatave vendosin thjesht te rrine derisa sigurisht te jete shume vone. Dhe pse e kuptoj shume mire qe te investosh ne kohe pasigurie eshte shume e frikshme, por duke qendruar duarkryq dhe ruajtur parate, ti humbet mundesine te kapesh okazione te ndryshme.

Te fokusohemi tek pasurite e paluajtshme.

Duhet te investosh ne qeradhenie gjate nje pandemie? A eshte nje kohe e mire per te blere? Te shesesh? Le ta zbulojme.
PO SIKUR QIRAMARRESIT MOS TE KENE MUNDESI TE PAGUAJNE QERANE?

Le te shohim statistika:

Ne nje treg normal 20% e qiramarresit paguajne me vonese qerane dhe 80% e tyre jane korrekte. Ne kohe pandemie 69% e qiramarresit e paguajne qerane ne kohe dhe 31% me vonese.

Por prit se behet me mire.

Qiramarresit ndoshta nuk mund te paguajne ne daten 1 te muajit ama 89% e tyre paguajne maksimumi pas dy javesh.

Sic e shohim, shqetesimi se qiramarresit nuk do kene mundesi te paguajne qerane nuk duhet te jete nje shqetesim. Shumica e tyre munden ta paguajne; thjesht me pak vonese.

Por qe gjithsesi ne nuk mund ta parashikojme te ardhmen. Nuk mund te themi se cfare do ndodhe. Mund te shohim vetem se cfare po ndodh tani. Dhe nga ky fakt mund te pregatitemi se cfare ndodh tani dhe cfare mund te ndodh.

PER CILAT RREZIQE DUHET TE JEM NE DIJENI? SIGURISHT QE KA RREZIQE SERIOZE TE CILAT NE NUK I DIME: 

… Per sa kohe nje pjese e madhe e popullsise do mbetet pa pune?
…Sa punonjeseve u eshte zvogeluar orari, rroga e keshtu me rradhe?
…Sa kohe do zgjase rekuperimi?
…Nese do te kete apo jo nje vale te dyte, trete e cila do mund te shkaktoje nje mbyllje te pashmangshme?

SI MUND T’I QASENI ME ZGJUARSI INVESTIMIT NE PASURI TE PALUJTSHME NE KETO KONTEKSTE?
Do shpjegojme disa BEJ dhe MOS BEJ;

Mos e shmang INVESTIMIN. Njerezit qe e bene ate gabim gjate Recesionit të Madh – ata qe shmangnin te benin investime te reja nga 2009-2012 – humben fitime masive, mundesine e nje rigjenerimi jete.

ANALIZONI plotesisht cdo investim te ri me qira qe po shikoni. Mendoni nje larmi skenaresh ‘po sikur’.

MOS I HYNI BORXHEVE. Nuk duhet te investoni me borxhe.

Mbani rezerva parash.

Mos t’ju  marri rrjedha pa nje plan te mire specifikuar dhe llogaritur.

NE PERMBYLLJE:

Te investosh ne pasuri te paluajtshme ne kohe pandemie? Pandemite, recesionet, ndryshimet ekonomike jane te frikshme, por ato gjithashtu mbajne shpresen dhe premtimin e rimekembjes. Nese keni para per te investuar mos lejoni qe frika t’ju pengoje. Investoni ne treg, ne pasuri te paluejtshme. Mos lejoni qe nje ose dy vjet te kalojne dhe pastaj te perlesheni per te marre nje terren pasi rimekembja te kete filluar mire.

 

Shikoni artikuj te ngjashem

 

 

Compare listings

Compare
error: Alert: Prone e Fast Immobiliare !!