Si te marrim informacion per marrjen e nje prone?

Si mund te marrim informacion perpara marrjes se nje prone

 Si te marrim informacion per marrjen e nje prone?

Eshtë e vështirë dhe ndonjëherë bëhet stresuese gjetja e një shtëpie ,,,zgjedhja e ambjentit te duhur per te nisur nje aktivitet… Duke futur ne mes edhe marketingun qe na bombardon me reklama te panumerta per “alternativat e ndryshme te blerjes se shtepise ideale”, gjithcka veshtiresohet edhe me shume. Nderkohe nuk mungon edhe pjesa e gjetjes ne realitet dhe jo me premtime false e alternatives qe na duhet dhe permbush kerkesat tona te cilat nuk kane sesi te jene te pakta kur behet fjale per nje nga zgjedhjet me te rendesishme qe marrim ne jete.

Si mund te marrim informacion perpara marrjes se nje prone

Të blesh mirë, nuk do të thotë të blesh shtëpinë me të cilën “dashurohesh”

Ekspertët e kësaj fushe japin shumë këshilla për rrugët që mund të ndjekë dikush në blerjen e një shtëpie. Ndër to është edhe një teori e cila në dukje mund të duket e çuditshme, por që mund të jetë vërtet e frytshme. Ka të bëjë me faktin se ka njerëz që “bien në dashuri me shikim të parë” me një shtëpi dhe ky bëhet lajtmotivi kryesor për zgjedhjen e saj.

Cfare thone ekspertet?

Ekspertët thonë se elementi pëlqim nuk duhet të kthehet në parametrin referues për blerjen e një shtëpie. Në përgjithësi, individi ose një familje në 99% të rasteve zgjedh një banesë sipas shijeve personale dhe nevojave. Keshtu eshte duke anashkaluar një faktor kyç që është dhe që përsëritet shpesh edhe nga ekspertët. Siguria e pasurisë së patundshme.

Ata thonë se kjo është një rrugë e gabuar që ndiqet. Nëse ndiqet ekskluzivisht ky parim, gabimet që mund të bëhen janë të mëdha dhe që në të ardhmen mund të përkthehen në humbje në mijëra euro. Në çdo rast, thonë ekspertët, është e udhës që të blihet një shtëpi ku mund të jetohet , në stabilitetit dhe që investimi të jetë i sigurt. Si te marrim informacion per marrjes e nje prone?

Nëse në të ardhmen, për çdolloj motivi (transferim pune, probleme financiare, zgjerim familjeje, nevoja të tjera) bëhet e domosdoshme shitja e pasurisë së patundshme, ideale do të ishte një banesë që kërkohet nga tregu, pra që mund të shitet lehtë dhe me çmimin e duhur. Këshilla është që në rastin kur dëshironi të blini një shtëpi, atëherë informohuni se cilat zona apo tipologji imobiliare janë më të kërkuara në vitet e fundit në qytetin tuaj.

Flisni me persona që e njohin këtë treg. Lexoni gazetat ose revistat që merren me këto çështje. Kërkoni informacione të detajuara mbi kushtet e tregut. Natyrisht që arritja më e madhe do të ishte po të përmbusheshin të dyja kushtet. Atë të kënaqësisë personale për blerjen e shtëpisë dhe tipologjia e duhur sipas kërkesës së tregut.

Cfare duhet te pyesim per te blere apo marr me qera nje shtepi apo apartament?

Pronarin: Gjendjen e pronës, nëse ka probleme me rrjetet dhe me izolimin. Nëse ka detyrime të papaguara për shërbimet utilitare dhe për shërbimet e përbashkëta të pallatit, nëse është një apartament.

Hipotekën: Të verifikohet se cili është pronari i shtëpisë që do të blihet. Çfarë gjendje juridike ka ajo. Të nxirren të dhëna për 10 vitet e fundit, në mënyrë që të shihet nëse janë bërë transaksione.

Bashkinë: Të bëhen verifikime për gjendjen e pagesës së taksave dhe detyrimeve të tjera mbi pronën.

Atehere cila eshte menyra me e mire per te blere nje prone?

Nga njera ane kemi pronare pronash te cilet zgjedhin te publikojne informacione ne website te ndryshme pa pershkruar ato, apo edhe pa fotografi. E si mund te mendohet kjo ne vitin 2020?! Informacioni eshte nje rrjesht, “Apartament me qera ne tirane ne bulevard…. Cmimi x Leke i negociueshem”. Nese ky informacion eshte pike nisja e pare per te “CLICK” dhe terhequr drejt informacionit te plote, nese ai eshte i cunguar atehere ky informacion nuk ka vlere.

Pikerisht pra platforma informacioni te ndryshme ,vleren e marrin nga cilesia dhe saktesia e informacionit qe transmetojne. Nese ky informacion nuk paraqitet sic duhet,apo eshte i paplote. Ekziston mundesia e zhvleresimit te nje prone te mire apo vice versa. Per kete krijuam nje rubrike te pronave me foto premium, ne te cilen mund te shikohen & filtrohen prona nga me te ndryshmet te cilat kane fotografi.

Si ndikon marketingu ne pronat?

Shume prej jush, sic u permend edhe me lart mund ta kene perjetuar cdo thote marketingu. Ne internet me email-e pa fund te cilat vijne ore e cast dhe na “shqetesojne” me njoftime per te cilat per ne nuk eshte se kane ndonje vlere te vecante. Per kete ndermorrem disa hapa te cilat na diferencojne nga tregu.

Tani,do te shikoni nje rubrike te pronave me interes per ju. Kjo rubrike ne formatin e disa njoftimeve te vecanta mbushet me te dhena sipas preferencave qe ju keni. Kjo nuk eshte nje rubrike e ngurte, pasi edhe vete tregu nuk eshte i ngurte. Ajo perditesohet vazhdimisht duke u shenuar e zene apo e shitur apo edhe e shikuar nga ju.

Kjo do t’ju sherbeje shume nese ju po kerkoni per nje prone te vecante . Pasi do te dini ne cdo moment se cilen prone e keni pare dhe cilen jo. Do te shikoni sesi prona te ndryshme futen ne treg me cmimet perkatese. Kjo nuk do te thote qe do te qendroni gjithmone online, e te shikoni ndryshimet e rubrikes. Sepse per cdo prone te re te publikuar, e cila eshte pjese e kerkesave tuaja, do te njoftoheni menjehere me email. E gjitha kjo gjendet te fastagency.al nje website ku mund te informohesh ne lidhje me pronat.

Per te gjithe ju te cilet keni ende dyshime nese po beni zgjidhjen e duhur. Lejoni teknologjine t’ju ndihmoje sepse ajo punon ne menyre automatike sipas kerkesave tuaja. Shiko edhe

 78 Shikime total,  2 Shikime sot

Compare listings

Compare
error: Alert: Prone e Fast Immobiliare !!