09:00 - 18:00

E Hene - E Shtune

Durres, Albania

Lagja nr.11

+355696181261

info@fastagency.al

Compare Listings

Si do të bëjmë plazh këtë verë?

Si do të bëjmë plazh këtë verë?

Si do të bëjmë plazh këtë verë?

Si do te bejme plazh kete vere? Temperaturat e larta të muajit Maj e bëjnë të parezistueshëm frekuentimin e plazhit, por këtë sezon turistik kushtet nuk janë të njëjta. Pandemia Covid 19 ka sjellë në një stil të ri jetese, duke ndryshuar edhe mënyrën sesi do t’i kalojmë pushimet.

Të ardhurat nga sektori i turizmit janë 8.5% të PBB, por mbyllja e fluturimeve dhe frika nga infektimi, parashikohet të sjellin ulje të përfitimeve.

 

Plani për sezonin turistik 2020

Si do te bejme plazh kete vere?
Rrahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar deklaroi për Citizens Channel se është përgatitur një manual  por  është në pritje për miratim.

“Këto protokolle do të ndiqen nga një taksforcë e cila do jetë në lëvizje për të ndjekur zbatimin e tyre. Këto rregulla do respektohen per faktin se shumë hotele operojnë me kontrata.  Problemi nuk është respektimi i këtyre kufizimeve por heqja e masave shternguese dhe hapja e kufijve” shpjegon Kasa.

Durrësi në pritje të nisjes së një sezoni turistik të pazakontë

Pavarësisht se flitet për një sezon me kufizime, plazhi në Durrës ka filluar të mbushet nga pushues të cilët po marrin rrezet e para.

Në një vëzhgim të Citizen Channel në plazhin e Currilave, administratorët e hoteleve dhe restoranteve janë të painformuar për planin e ri.

“Nuk besoj se do këtë asnjë ndryshim nga vitet e tjera. Ne e kemi vetë sistemin e çadrave të organizuar me 1.5 deri në 2 metra distancë nga njëra tjetra. Kam dëgjuar dy veta maksimumi në një çadër. Po një familje me dy fëmijë? As kushte financiare nuk besoj se kemi për të krijuar sisteme si Italia me peçikllaz. Për më tepër Bashkia në Durrës nuk ka filluar as nga pastrimi i plazheve. Kam disa punëtorë dhe ne vetë kemi filluar ta punojmë pjesën përpara lokalit” është shprehur një përfqësues i stafit të barit Port Side në Durrës.

Pronari i një tjetër hoteli rrëfen se puna ka filluar dhe çadrat janë të vendosura, por këtë vit nuk mund të vijojnë pa informacion.

“Kemi frikë t’i vendosim çadrat pa një urdhërese që të na drejtoi për mënyrën si do procedohet. Deri tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar përveç asaj që dëgjojmë në media apo Facebook.

Mbështetja financiare për opetarorët turistikë e pamjaftueshme

Agjensitë dhe operatorët turistikë edhe pse janë lejuar të zhvillojnë aktivitetin, fitimi i tyre ka qenë minimal për shkak të Covid-19.  Ata nuk u përfshinë në paketë e parë të ndihmës ekonomike të propozuar nga qeveria, por përfituan vetëm pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.

Por operatorët në Durrës shprehen se kjo pagë nuk është e mjaftueshme për dëmet që solli fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia. Shoqatës Shqiptare e Turizmit i ka drejtuar qeverisë në tre shkresa zyrtare kërkesat kryesore të operatorëve turistikë, të cilët janë të frikësuar nga pandemia.

Përhapja e COVID-19 nga uji, çfarë thonë ekspertët?

Shtete të ndryshme kanë reaguar ndryshe ndaj fillimit të sezonit turistik 2020. Ishte Italia e para që propozoi një sistem të distancuar të cadrave të rrethuara me mbrojtje pecikllazi si një mënyrë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Ndërsa me 30 Prill Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi mbylljen e të gjitha plazheve “Orange Country” në Kaliforninë jugore.

1 Maj, 2020, Huntington Beach, California.

Kërkimet tregojnë se ashtu si Sars, koronavirusi mund të mbijetojë 12 ditë në temperaturë ambienti në një sasi uji të Vogël.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (SHBA), nuk ka prova se njerëzit mund të infektohen përmes ujit.
Vetëm koha do të tregojë sesi sezoni i kësaj vere do të ndikojnë në përhapjen e pandemisë Covid19.

 

Burimi: Citizens Channel

 

Per artikuj te ngjashem mund te klikoni ketu

 

 

 

 

 

 1,160 Shikime total,  1 Shikime sot

img

Elona Alliu

Related posts

Shtëpi e re? 5 Qytetet më të mira për të jetuar në SHQIPËRI

Cilat janë këto qytete? 5 qytetet me te mira per te jetuar ne shqiperi janë: Tirana, Durrësi,...

Continue reading
by Said Dulevic

Join The Discussion

Open chat
error: Alert: Prone e Fast Immobiliare !!