Si realizohet Blerja e nje apartamenti?

Si realizohet Blerja e nje apartamenti

Si realizohet Blerja e nje apartamenti?

Blerja e një apartamenti në Shqipëri, është një ndër investimet më te medha që një njeri apo një familje mund të bëjë gjatë gjithë jetës. Kjo është arsyeja që para se ta marrim përsipër këtë lloj investimi,të jemi të mire informuar dhe vigjilent në çdo hap që do të hedhim. Ndodh që nga emocioni që jemi duke blerë një apartament,ndodh të anashkalojmë shumë çështje te rendesishme.

Hipoteka e rregullt

Para se të nënshkruajmë një kontratë për blerjen e apartamentit,duhet të sigurohemi që pronari aktual e ka hipotekën e rregullt.

Një nga pikat kryesore që duhet të shohim me kujdes është vendndodhja e shtëpisë dhe zhurmat rreth saj. Nëse ndodhet në një lagje ku nuk respektohen rregullat e nevojshme eshte nje zgjidhje e gabuar.

Punimet

Tjetër gjë e rëndësishme është të kërkojmë informacion rreth punimeve.  Ato që janë bërë më përpara në apartament( p.sh., për sa i përket dritareve, dyerve, apo tubacioneve.)

Është zgjidhje e mirë që para se ta blejmë të kërkojmë librezën energjetike. Mund të kontrollojmë sa shkon mesatarisht fatura mujore . Edhe pse mund të duket si informacion jo dhe aq i rëndësishëm, është mirë të bësh një bilanc për gjithçka.

Rrjedhjet dhe lagështia janë ndër problemet kryesore që duhet të kontrollojmë kur blejmë një apartament. Duhet pyetur pronari i vjetër i shtëpisë si dhe të kontrollojmë me imtësi muret dhe tavanet. Do të ishte e udhës që lidhur me këto probleme të pyesim banorët që jetojnë afer apartamentit që duam të blejmë.

Cmimi

Para se të mbyllim një marrëveshje duhet te informohemi rreth çmimit për metër katror në zonën.Të konstatojmë të gjitha problemet që apartamenti mund të ketë dhe si përfundim të mundohemi të negociojmë me pronarin për uljen e çmimit nese do ishte e nevojshme .

Si realizohet Blerja e nje apartamenti?

Shiko me shume informacione: Kliko Ketu

 

Compare listings

Compare
error: Alert: Prone e Fast Immobiliare !!