A ja vlen te investosh real estate ne Shqiperi?

A ja vlen te investosh real estate ne Shqiperi?

A ja vlen te investosh real estate ne Shqiperi?

Sipas të dhënave të fundit të publikuara  nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në vitin 2019 tregu i gjerë i investimeve në Shqipëri vitet e fundit është fokusuar në disa sektorë si :

Manifaktura

Manifaktura i cili është një sektor që përfaqëson rreth 5.7% të PBB-së ndërsa zë rreth 10.9% të punësimit të përgjithshëm. Duke pasur nje përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave.

Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë të prodhimit, i cili drejtohet nga ndërmarrje mjaft të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve.

Duke pasur këtë përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave.

Fakte kyçe të sektorit të manifakturës

  • Rritje e vazhdueshme e eksporteve të sektorit përgjatë viteve të fundit;
  • Rritje e eksporteve të makinerive, pajisje dhe pjesë këmbimi me 7.2% nga 2019 në 2020 dhe një rritje prej 24.4% në harkun kohor të dy viteve.
  • Industria e përpunimit në regjimin fason me kosto konkurruese e drejtuar kryesisht nga prodhimi i veshjeve dhe i këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë;
  • Ekspertizë e rëndësishme e grumbulluar në këtë fushë përgjatë 20 viteve të fundit
  • Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën.
  • Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Hollanda.

Turizmi

Turizmi  është një ndër sektorët më të rëndësishëm i cili ka një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, punësimin, si dhe për parashikimet e tij pozitive të rritjes. Me një kontribut të përgjithshëm te 21.2% të PBB-së, e pozicionon këtë sektor si një nga kontribuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik.Numri i vizitoreve qe udhetojne drejt Shqiperise cdo vit eshte ne
rritje. Me poshte disa statistika mbi vizitoret turistike ne Shqiperi per periudhen 2005-2010.

Sipas statistikave mbi shtetet e Europës importin me i madh i vizitoreve ne Shqiperi vjen nga Maqedonia. (Statistika janar-qershor 2010)
Statistika Turizmi
Statistika Janar-Qershor 2010

 

Energjitika

Energjitika duke pasur parasysh faktin që Shqiperia ka një potencial të konsiderueshëm të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE).Shqipëria është zotuar për një objektiv të detyrueshëm 42% të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë në 2030. Ajo zë rreth 3.54% te PBB.Falë pozicionit të favorshëm gjeografik në Pellgun e Detit Mesdhe, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë si uji, era, dielli , biomasa dhe gjeoterma.Shqipëria ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike, mes rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël, për pasojë ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë si: dielli, era, uji, biomasa dhe burimet gjeotermale.

Përdorimi i këtyre burimeve përbën një strategji afatgjatë për zbatimin e tre objektivave si: mbështetja për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji; dhe mbrojtja e mjedisit.Shqipëria është angazhuar për një objektiv të detyrueshëm që 42% e energjisë në konsumin përfundimtar të energjisë bruto deri në vitin 2030 të prodhohet nga burimet e rinovueshme, duke filluar me 31,2% në vitin 2009.

Në vitin 2015, sipas bilancit të energjisë, të publikuar nga EUROSTAT, Shqipëria arriti të prodhojë 34,9% të energjisë nga burimet e rinovueshme, mbi trajektoren e tretë indikative prej 34,3%.Instrumentet kryesore të politikave energjetike shqiptare përfshijnë harmonizimin e kuadrit ligjor të sektorit energjetik me direktivat evropiane, mbrojtjen e konsumatorit, promovimin e efikasitetit të energjisë dhe rritjen e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme. Planifikimi i energjisë bazohet në kosto më të vogël dhe inkurajimin e investimeve private dhe publike-private.

 

Shiko artikuj te ngjashem

A ja vlen te investosh real estate ne Shqiperi?

 

Join The Discussion

Compare listings

Compare
error: Alert: Prone e Fast Immobiliare !!